Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se, qëndrimi i kësaj force politike është i qartë, në mbështetje të plotë e pa kushte të organeve të drejtësisë.
Në këtë drejtim ai shtoi se, nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një ish-zv.kryeministër të jetë në arrati, apo që një ish-ministër të jetë nën hetim e për këtë ai veçoi kontributin e Partisë Demokratike në këtë drejtim.
“Sa i përket çështjeve të drejtësisë, qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë, mbështetje totale e pa kushte ndaj organeve të drejtësisë.
Sot kemi rezultate konkrete të drejtësisë. Nuk ka ndodhur kurrë që një ish-zv.kryeministër të jetë në arrati.
Nuk ka ndodhur kurrë që një ish-ministër të jetë nën hetim. E për këtë PD ka dhënë një kontribut maksimal në këtë drejtim.”, tha në lidhje me këtë çështje, z. Sefa.
Sefa në “5 Pyetjet”: Çdo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit nuk ka vend në PD