-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vilma Nushi mori 50 mln euro”! Kur do të flasë SPAK-u për koncesionin e “check-up”-it?

Kryesoret

SPAK pak ditë më parë hodhi një hap të parë gjysmak duke arrestuar koncesionarin që fitoi “Sterilizimin” dhe ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Ndërkohë që gjykata i kërkoi që të hetonte edhe rolin e ish-ministrit Ilir Beqja dhe pasurinë e tij.

Por kjo nuk është dosja e vetme që SPAK ka marrë kallëzime dhe padi të shumta në shëndetësi. Koncesioni i laboratorëve është një tjetër, që iu dha biznesmenit Janis Karathanos. Por ka edhe një tjetër. Është koncesioni i “checkup”-it, që nëse do të hapet do të jetë “kutia e pandorës”.

PD ka tre vite që ka çuar në SPAK këtë dosje. Deri tani nuk ka asnjë reagim në veprime konkrete nga kjo prokurori. Disa herë kur është pyetur nga mediat, SPAK ka deklaruar se hetimet vazhdojnë, por deri kur? Pa fund? Për këtë koncesion në shënjestër është Vilma Nushi.

Denoncimi i Bankës Botërore/ Fituesi i koncensionit 110 milionë euro të laboratorëve aktivitet kriminal në Spanjë

“Checkup-i nuk është falas. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, financuesja e Edi Ramës ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim.

Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it.

Kostos totale të check-up i shtohet edhe kosto e fshehur e punës së kryer nga personeli shëndetësor, mjek dhe infermiere. Kosto e fshehur është si më poshtë:

1. Numri i pikave të ngritura janë 378

2. Numri i infermiereve 756

3. Numri i mjekëve: 1560

4. Totali është: 5 mln Euro në vit

5. 50 milionë Euro për 10 vjet” deklaronte pak kohë më parë deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Gjykata i jep urdhër SPAK-ut: Hetoni pasurinë e Ilir Beqajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit