-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

43 deputetë bashkë! Berisha del i qeshur: Tani do i kallim datën Ramës

Kryesoret

Hapi i parë drejt bashkimit të opozitës ka rezultuar pozitiv. Ditën e sotme kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi organizoi një takim me deputetë të opozitës. Ftesën e pranuan 42 prej tyre, përveç grupit të Lulzim Bashës. I pranishëm ishte edhe Sali Berisha, që doli i qeshur nga mbledhja. Ai tha se tashmë opozita do të tregojë forcën në Kuvend përballë qeverisë.

Ishte një mesazh shumë pozitiv. Një përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi. Ishte një hap i parë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm. Unë do u them se ky është takim i 43 deputetëve të dalë nga një aleancë opozitare dhe që vendosin t’i kallin datën Edi Ramës. Asnjë gjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës.

Pozitiviteti i këtij takimi do i zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja. Këtu nuk ishin deputetët e “Shtëpisë së Lirisë” që janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputetë që është i vendosur për të luftuar këtë regjim, të bashkojmë forcat për një fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme. Vendimet e takimit, shumë të rëndësishme do ua njoftojë zoti Bardhi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit