-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

43 deputetë të PD-së bashkë, Bardhi: Morëm tre vendime me rëndësi! Ftoj edhe Bashën

Kryesoret

Tani opozita do të jetë e unifikuar në një zë në Kuvend. Çdo javë do të kemi një takim të përbashkët përpara seancës plenare”. Kështu deklaroi kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi pas takimit me 42 deputetët opozitarë mes tyre edhe Sali Berisha. Bardhi tha se  deputetët që morën pjesë në këtë tryezë të bashkimit opozitar morën tre vendime me një axhendë të unifikuar.

Sot kemi përcaktuar prioritet të punës së deputetëve të opozitës në parlament do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, çuarja përpara e reformës zgjedhore që është bllokuar prej dy vitesh. 

Së dyti, kjo opozitë ka përballë qeverisjen më të korruptuar, prandaj kemi kërkuar ngritjen e tre komisioneve;  komisioni hetimor për koncesionet dhe problemet në shëndetësi, që në gjykimin tonë përbën prioritet.

E dyta ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve, patronazhistët dhe ndërhyrje në sistemin TIMS. Dhe së treti jemi njohur dhe njihemi me të dhëna si zyrtarë publikë marrin vendime për të pasuruar miqtë dhe shokët e tyre me fondet publike prandaj një komision do të jetë te zbatimi i ligjit dhe abuzimi me detyrën” tha ai.

Kishte një ftesë për Lulzim Bashën dhe grupin e tij që nuk mori pjesë në takim. “Pjesa e vogël që nuk u bënë pjesë e këtij takimi dua të besoj se misioni i tyre është mbrojtja e opozitarizmit”.

Por si i përgjigjet ai Lulzim Bashës, i cili i uroi rrugë të mbarë në bunkerin e Sali Berishës? “Nuk kam asnjë koment, ftesa ime për Bashën dhe cilindo tjetër është që t’i rikthehet misionit si opozitar. Cdo deputet mund të ketë mendime të tij për bunkerë apo cështje të tjera, nuk dua t’u hyj deklaratave ndarëse. Cilido të reflektojë për momentin ku ndodhet Shqipëria” përfundoi ai.

43 deputetë bashkë! Berisha del i qeshur: Tani do i kallim datën Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit