Policia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një autobus urban është përplasur me dy automjete.
Sipas policisë, shkak ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve, i cili si pasojë e shpejtësisë së lartë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me urbanin dhe me një automjet të parkuar.
Aksident i frikshëm në Tiranë, urbani i “Unazës” merr para dy makina
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.