16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen 980 bimë kanabis, dy të arrestuar, procedohet kryeplaku në Skrapar

Kryesoret

Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 980 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Novaj të Skraparit.

Po ashtu është bërë i mundur arrestimi i personave, konkretisht i një 43-vjeçari meinicialet M. B., dhe një 33-vjeçari me inicialet D. L. të dy banues në fshatin Novaj.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për personin me inicialet Sh. L., kryetar i fshatit Novaj dhe Q. D., inspektor i shërbimit pyjor të kësaj zone.

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Beratit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit