Kryetari PD-së zyrtare Lulzim Basha ka bërë një tjetër hap. Ai ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Basha në këtë mbledhje do të shkarkojë Gazment Bardhin. Kështu pas postit të kreut të grupit e shkarkon edhe si sekretar.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvedin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë”, thuhet në njoftim.