Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Thanë-Doganë. Një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor, i cili ka mbetur i plagosur.
Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motoristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Përrenjasit.
“Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve” njofton policia.