-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët serbë “kopjojnë” ata shqiptarë, opozita bllokon foltoren

Kryesoret

Përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit në Serbi duke fishkëllyer dhe ngritur pankarta. Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës ishte ribalancimi i buxhetit.

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihet teksa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma dhe filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila kujtoi se me ribalancimin e buxhetit parashihet të fitojnë pensionistët, nënat dhe fëmijët.

Kujtojmë se më herët opozita serbe ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme bllokim të punës në parlament deri sa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të tregojë datën e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit