-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhoma Amerikane kërkesë Kosovës: Hiqni masat për importet nga Serbia

Kryesoret

Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të heqë masat për importet nga Serbia, pasi sipas saj, një vendim i tillë po prek edhe importet nga kompanitë në pronësi amerikane.

Më 15 qershor, pasi forcat serbe arrestuan tre policë të Kosovës, Qeveria në Prishtinë ndaloi pothuajse të gjitha importet nga Serbia. Policët më pas u liruan, por ekzekutivi kosovar mbajti në fuqi ndalesën për importet.

Sipas OEAK-ut, ky vendim ka bërë që importet nga kompanitë në pronësi amerikane të bien për më shumë se 39 për qind, krahasuar me vitin paraprak, duke shtuar se importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen “me një rritëm alarmues”.

“Ndalimi, i cili synon Serbinë dhe produktet e importuara nga ky shtet, në fakt ndikon në masë të madhe në kompanitë ndërkombëtare. Shumë prej këtyre bizneseve janë në pronësi të kompanive nga shtetet partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë shtylla kyçe në mbështetjen e trajektores së rritjes së Kosovës,” u tha në një njoftim për media të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës. Masat aktuale, për fat të keq, janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për marrëdhënie harmonike rajonale. Prandaj, Oda Amerikane thekson se normalizimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapërcen interesat bilaterale. Është një strategji thelbësore për çimentimin e stabilitetit rajonal dhe për të çuar përpara ambiciet e integrimit evropian,” u tha në njoftim./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit