Pritjes dhe ankthit pasditen e djeshme i fundi. Kryeministri Edi Rama e mblodhi asamblenë ku njoftoi sekretariatin e ri dhe emrat e kabinetit që ikin dhe që vijnë.
Por “harroi” parimet për të cilat foli rreth dy orë në sallë për drejtësinë, që sa herë ngrite kokën përballë shihte në mes të asamblesë Ilir Beqajn, që shfaqej i relaksuar edhe pse gjykata i kërkoi SPAK-ut që të hetonte jo vetëm rolin e tij te koncesioni i Sterilizimit, por edhe pasurinë.
Por ajo që “harroi” Edi Rama ishte Arben Ahmetaj. Që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk ka asnjë distancim me vendim për ta pezulluar apo përjashtuar nga Partia Socialiste.
Kuvendi i preu pagën pak javë më parë. Por partia nuk e ka larguar ende nga gjiri i saj.
Dikur, Edi Rama i përjashtonte deputetët e tij nga grupi LIVE edhe për një akuzë që hidhnin publikisht, si në rastin e Gjetan Gjetanit për policinë në Kurbin, por në rastin e Ahmetajt duket se nuk mjafton dosja voluminoze me akuza dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar për ta përjashtuar.
Nuk po ndjek as standardin që vendosi për Saimir Tahirin.