Kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë socialiste që mblodhi pasditen e djeshme foli gjatë për SPAK-un dhe drejtësinë e re, por përballë tij në sallë ishte Ilir Beqja.
Ish-ministri i Shëndetësisë është nën hetimet për dosjen e sterilizimit. Në momentin që SPAK-u çoi në gjykatë kërkesat për masat e sigurisë për ish-zv/ ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncesionin Ilir Rrapaj, gjyqtari Ilir Bani kërkoi hetimin e Ilir Beqajt.
“5Pyetjet.al” publikon një dokument që tregon se gjyqtari Bani i kërkoi SPAK-ut që të hetojë Beqajn, pasi ish-ministri e kishte përcaktuar fituesin e koncesionit të sterilizimit që në vitin 2013, dy vite para se të firmosej.
“Nga analiza e të gjitha provave gjykata çmon se ish-ministri Ilir Beqaj në bashkëpunim me Klodian Rrjepajn e kishin marrë vendimin për dhënien e shërbimit të sterilizimit që në vitin 2013 dhe e finalizuan marrëveshjen në 2015.
Kjo është arsyeja se përse nuk e vendosi në punë qendrën e sterilizimit në QSUT” thotë gjykata në vendimin me detyrat që i lë SPAK-ut.
Gjykata këmbëngul: SPAK, heto dëmin e madh që gjeti KLSH tek “Sterilizimi”