-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngushtohet laku për “check-up”-in e Vilma Nushit

Kryesoret

43 deputetë të PD-së dhe koalicionit opozitar që doli nga zgjedhjet e 2021-shit, pas dy viteve përçarje sot u bënë bashkë, jo të gjithë për shkak se Lulzim Basha me grupin e tij mungonte. Por shumica dërrmuese, 43 deputetët ishin në takim dhe ranë dakord për ngritjen e disa komisioneve hetimore.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se do të ngrihen tre komisione hetimore parlamentare. “Do të paraqesim ngritjen e tre komisioneve, së pari për PPP-të dhe problematikat në shëndetësi që përbën prioritet” tha ai.

Por cilët janë koncesionet që do të kërkojë që fusë në hetim parlamentar opozita? E ndërsa “Sterilizimi” është në duart e SPAK-ut, fokusi do të jetë të “check-up”-i por edhe koncesioni i laboratorëve. Për koncesionin e “check-up”-it PD ka depozituar kallëzim në SPAK, por prokuroria nuk ka lëvizur deri tani. Shumë kohë e humbur, deri tani asnjë gjë konkrete.

Dyshohet se për këtë koncesion është falsifikuar numri i personave që gjoja kanë bërë kontroll mjekësor. SPAK deri tani ka marrë në pyetje shumë qytetarë, të cilëve u figurojnë emrat në listat e bërjes së “Check-up”, por realisht disa prej tyre dyshohet se nuk e kanë bërë kontrollin mjekësor.

Partia Demokratike dhe KLSH e kanë ndihmuar SPAK-un duke ia çuar provat në “tavë” me shkeljet që janë kryer me këtë koncesion, por prokuroria ende kërkon kohë. “Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit” deklaronte pak kohë më parë Albana Vokshi.

“Vilma Nushi mori 50 mln euro”! Kur do të flasë SPAK-u për koncesionin e “check-up”-it?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit