-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është gjallë”! Fotografohet për herë të parë gjenerali që Putin i hoqi vizën

Kryesoret

Një foto e shkrepur së fundmi, ku duket se shfaqet Gjenerali rus Sergei Surovikin, i cili nuk është parë në publik që nga një rebelim jetëshkurtër i grupit mercenar ‘Wagner’ në qershor, u publikua në mediat sociale të hënën nga një figurë mediatike ruse shumë e njohur.

“Gjenerali Sergei Surovikin është gjallë, i shëndetshëm, e në shtëpi me familjen e tij, në Moskë”, shkruante Ksenia Sobchak në krye të fotos duke shtuar: ‘Foto e bërë sot“.

Agjencia ‘Reuters’ nuk ka arritur të verifikojë vërtetësinë e fotografisë, në të cilën shfaqej një burrë me syze dielli dhe kapele, duke ecur përkrah një gruaje, që ngjante me bashkëshorten e gjeneralit, Anna Surovikin.

Media të ndryshme kanë njoftuar se pas rebelimit zoti Surovikin e kishte humbur mbështjen e Kremlinit dhe se ai po hetohej për bashkëpunim të mundshëm me organizatorët e tij.

Agjencia ruse Shtetërore e Lajmeve ‘RIA’ njoftoi muajin e kaluar se gjenerali ishte shkarkuar nga detyra e kreut të forcave ajrore dhe se zëvendësi i tij, Viktor Afzalov, kishte marrë detyrën përkohësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit