Është caktuar masa e sigurisë për 29-vjeçarin Blerim Bulica i cili akuzohet se për shkak të një borxhi ka dhunuar efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat para disa ditësh.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçarin edhe pse ai në deklaratën e tij i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirim.
“Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar,” ka deklaruar Bulica.
Lidhur me çështjen janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë: Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.
“O Bekim të mbeta në dorë…”! Britma dhe lutjet e policit që u rrah me hunj në Tiranë
Dhunoi policin dhe u arrestua, 29-vjeçari: Më kanë para borxh…
Sharje dhe britma! 7 të rinj me hunj në duar, si e ndoqën dhe rrahën policin?