-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Michel caktoi afatin, vjen dhe mesazhi i Berlinit për zgjerimin e BE

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, së fundi dha edhe një datë se kur mund të bëhen zgjerimi i BE.

“Unë besoj se, nga të dyja anët, duhet të jemi gati për t’u zgjeruar deri në vitin 2030,” tha ai në Forumin Strategjik të Bledit, më 28 gusht.

Premtimi i Michel u dha në prani të gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të cilët po ashtu po merrnin pjesë në këtë forum.

“Është koha për t’i hequr qafe paqartësitë. Është koha për t’i përballuar sfidat me qartësi dhe ndershmëri. Për të qenë të besueshëm, unë besoj se duhet të flasim për kohën dhe detyrat e shtëpisë,” shtoi më pas Michel.

Një sinjal pozitiv mbi këtë e ka zbuluar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dje nga Berlini. Sipas tij, zgjerimi i BE është prioritet gjerman.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele domethënëse mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike,” ka shkruar Rohde, në platformën X, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e më shumë se 220 shefave të misioneve gjermane të akredituara nëpër botë ku edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock ka mbajtur fjalim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit