-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një jetë dedikuar për njerëzimin, 7 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Kryesoret

Më 5 shtator të vitit 2016, shqiptarja e vogël në trup, por me zemër të madhe, misionare në ndihmë të të pamundurve dhe të varfërve dhe njëkohësisht fituese e çmimit “Nobel” për paqen, u shpall shenjtore nga Vatikani.

Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve. Nënë Tereza “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.

Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë dhe humbi jetën në Kalkutë më 5 shtator 1997.

Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18-vjeçare u dorëzua murgeshë.

Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit,” janë fjalët e Nënë Terezës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit