Reinaldo Fuentes, 68-vjeç tentoi të vjedhë rreth 200 kilogramë drogë, me një vlerë prej 8 milionë dollarësh.
Si hakmarrje të zotët e ngarkesës e morën në një varkë në mes të detit, e lidhën kokë e këmbë, ndërsa në trup i lidhën një tjetër ngarkesë disa kilogramëshe, spirancë, dhe e hodhën në det.
Momentet e vrasjes janë regjistruar nga autorët me një aparat celular, ndërsa janë bërë virale në media.
Drejtuesit e bandës së drogës e kanë marrë në pyetje fillimisht Fuentesin, dhe të pakënaqur nga përgjigjet e tij, e ekzekutuan duke e hedhur në fund të detit.
Lufta mes bandave të drogës në Venezuelë ka shkuar në një tjetër stad, teksa vrasjet makabre janë kthyer në “trend” mes trafikantëve.