Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e qytetarit me inicialet B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.