Ish-trajneri i Holandës Louis van Gaal ka pohuar se Kupa e Botës e vitit të kaluar në Katar ishte manipuluar në mënyrë që të ndihmonte Lionel Messin të ngrinte përfundimisht trofeun.
Messi, të cilin shumë e konsiderojnë futbollistin më të madh të të gjitha kohërave, udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në dhjetor 2022, duke shënuar dy herë në finale për të ndihmuar vendin e tij të mposhtë Francën 4-2 me penallti në stadiumin Lusail.
Sulmuesi 36-vjeçar mposhti Holandën të menaxhuar nga Van Gaal në çerekfinale. Van Gaal, i cili dha dorëheqjen si trajner pas largimit të Holandës nga Kupa e Botës, beson se turneu ishte i manipuluar në mënyrë që Messi të fitonte më në fund trofeun që i kishte munguar.
Kur u pyet për të reflektuar mbi Kupën e Botës në Katar, ai tha për gazetën holandeze NOS: “Nuk dua të them shumë për të. Kur shihni sesi Argjentina i shënon golat dhe si i shënojmë ne golat, dhe sesi disa lojtarë të Argjentinës e kaluan kufirin dhe nuk u ndëshkuan, atëherë mendoj se gjithçka është një lojë e paramenduar” tha ai.