Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me media sllovene pas pjesëmarrjes në në Forumin e Bledit një javë më parë u shpreh se nuk ka pasur mundësi të fliste kryeministren serbe Ana Bërnabiç mbi zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kurti tha se në darkën e përbashkët të shtruar nga kryeministri slloven, Robert Golob nuk ka pasur mundësi të fliste privatisht me Bërnabiç.
“Folëm të gjithë, por nuk pati mundësi të bisedonim privatisht, pasi ishte një darkë e përbashkët. Falë kryeministrit Robert Golob, i cili na priti në këtë pasuri të bukur në Bled, së bashku me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, biseduam për të ardhmen e rajonit, si të normalizohen marrëdhëniet.
Unë vetë theksova se ne mund të normalizojmë marrëdhëniet vetëm me njohjen de jure dhe de facto të njëri-tjetrit. Sepse, siç e dini, në Ballkanin Perëndimor ndonjëherë kemi njohje de jure pa njohje faktike, dhe ndonjëherë njohje de facto pa njohje ligjore. Por ne kemi nevojë për të dyja, kjo duhet të zbatohet për të gjitha vendet.
Të drejtat e minoriteteve gjithashtu duhet të mbrohen në të gjithë rajonin, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të ketë një simetri dhe ekuilibër të qartë mes tyre.
Në këtë mënyrë do të përmbushnim të gjitha kërkesat në rrugën drejt Bashkimit Europian, që besojmë se është familja së cilës i përkasim”, tha Kurti.
Për sa i përket zgjedhjeve në veri Kurti u shpreh se se po punojnë për t’u mbajtur në vjeshtë.