-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Behar Bajrit, autoritet franceze: Mesazh grupeve kriminale, nuk strehojmë mafia

Kryesoret

Pas operacionit të zhvilluar dy ditë më parë ku ra në pranga Behar Bajri ka ardhur edhe reagimi i autoriteteve franceze.

Në reagim autoritet theksuan se vendi i tyre nuk do të bëhet strehë për mafien shqiptare si dhe shtoi se ky është një mesazh për organizatat kriminale.

“Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë për mafien shqiptare.  Ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore”, thuhet në reagim.

Nga operacioni ku u vu në pranga Bajri u bë i mundur shkatërrimi i një grupi kriminal.

Arrestimi i Bajrit erdhi pasi ai kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

43-vjeçari konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar dhe dyshohet se është përfshirë edhe në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht të 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit