Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një dalje televizive ka reaguar ndaj mosshqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim e saj në Këshillin e Evropës, duke theksuar se një injorim i tillë do ti bëhej vetëm Koresë së Veriut.
“Duhet të jesh një shtet i fyer nëse kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk merret në konsideratë për kaq vite. Një injorim i tillë do t’i bëhej vetëm Koresë së Veriut. Kjo është mënyra se si Evropa e trajton Kosovën, duke mos e marrë fare parasysh aplikimin për Këshillin e Evropës”, tha Hoxhaj.
Sipas Hoxhës ky trajtim është një lloj mungese e seriozitetit të brendshëm institucional dhe e dështimeve të vazhdueshme në udhëheqjen e vendit gjatë viteve të fundit.









