Të paktën 17 persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Konstantinovka sot, teksa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken po vizitonte Kievin, thanë zyrtarët ukrainas.
Videot e publikuara në mediat sociale nga zyrtarët presidencialë ukrainas tregojnë njerëz në tokë ose vrapojnë për t’u mbrojtur pasi një shpërthim i fuqishëm ndodhi para tyre, disa sekonda pasi disa hodhën sytë drejt qiellit kur dëgjuan një zhurmë që dukej si një raketë që po afrohej.
BREAKING:
A Russian missile strike against the main market in Kostiantynivka killed at least 16 Ukrainian civilians.
Dozens more are wounded.
Never forget that Russia is a terrorist state! pic.twitter.com/KUX1F18y6v
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 6, 2023
Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, duke thënë se një treg, dyqane dhe një farmaci u goditën në qytetin industrial pranë fushëbetejës.
Konstantinivka, e cila kishte një popullsi prej 70,000 banorësh përpara pushtimit rus 18 muaj më parë, është rreth 30 kilometra larg qytetit të shkatërruar të Bakhmutit, ku janë ndezur muaj të tërë luftimesh të ashpra.
Qyteti është rreth 560 kilometra larg Kievit, ku Blinken u takua me Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas gjatë vizitës së tij, e cila kishte për qëllim të tregonte mbështetjen e tij për Ukrainën kundër pushtimit rus.
Sulmi i sotëm pasoi një seri sulmesh ruse në qytete në Ukrainën lindore që goditën objektiva civile, duke përfshirë një kafene të njohur, një hotel dhe dyqane.