Luiz Ejlli paralajmëroi pak ditë më parë se kënga e tij e re do të publikohej mbrëmë.
Mirëpo këngëtari me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që kënga të jetë në këtë platformë.
Që pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Luizi u fokusua te muzika, dhe po korr sukses të madh.
Ai ka publikuar disa këngë dhe ka premtuar se do sjellë disa të tjera mes tyre edhe disa bashkëpunime me emra të njohur.