Të shumtë janë ata që zgjedhin të flenë në shoqërinë e një drite të vogël. Errësira totale për disa duket mjaft e frikshme dhe përfundon duke i stresuar më shumë sesa i relakson, të paktën mendërisht.
Sido që të jetë, gjumi me dritën ndezur është pjesë e rutinës së mbrëmjes së shumë njerëzve.
Sipas psikologes klinike Dr. Shelby Harris një dhomë e errët është më e mirë, si për cilësinë e gjumit ashtu edhe për shëndetin tuaj në përgjithësi.
Cilat janë pasojat e mundshme të gjumit me dritën ndezur?
Drita i dërgon trurit sinjalin se është koha për t’u zgjuar. Errësira, në vend të kësaj, e lejon atë të relaksohet, duke e përgatitur atë që është koha për të fjetur.
Kjo për shkak se drita shtyp sekretimin e melatoninës, një hormon që truri e pompon në kushte të errëta dhe ndihmon në relaksimin e trupit dhe nxitjen e gjumit.
Nga ana tjetër, drita stimulon trurin, gjë që bie ndesh me funksionin natyral të trupit gjatë orëve të mbrëmjes dhe ndikon negativisht në orën e brendshme të trupit, e cila rregullon ciklin gjumë-zgjim.
2. Çrregullon ciklin e gjumit
Një dritë e ndezur mund të prishë fazat e gjumit, të cilat kontribuojnë në pushimin efektiv të trupit dhe një zgjim energjik. Në të njëjtën kohë, drita rriti shanset që dikush të zgjohej gjatë natës.
3. Redukton cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit
Siç thekson hulumtimi i vitit 2019 i publikuar në Chronobiology International, edhe nivelet e ulëta të dritës ndikojnë në ritmin cirkadian, edhe kur sytë tuaj janë të mbyllur.
4. Rrit rrezikun e sëmundjeve kronike
Mungesa e gjumit ka qenë e lidhur me zhvillimin e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe depresionit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).