Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e mbajtur në “Open Government Partnership” në Estoni theksoi se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike të cilat mund të vijnë nga aleatët e Rusisë.
Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është e pajisur me internetin në gjithë territorin e saj dhe se shtetasit atje kanë mundësi në qasjen në marketin ndërkombëtar.
“Është kënaqësi që të jem ne Estoni. Estonia është një storie suksesi e digjitalizimit. Ajo ua ka lehtësuar jetën qytetarëve të saj përmes digjitalizimit. Në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Me internetin qe shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët tanë kane mundësi në marketin ndërkombëtar,” tha Kurti.
“Kështu mund ta përmirësojmë efikasitetin e shëndetësisë, gjyqësorit dhe ta rrisim produktivitetin e gjithë ekonomisë. Mirëpo çdo e mirë, ka edhe kërcënimet e saj. Në Kosovë, aleatët e Rusisë kanë tendenca të bëjnë sulme kibernetike. Jemi të hapur të mësojmë nga ju për një demokraci sa më të fortë digjitale,” tha kryeministri i Kosovës.