Vatra e zjarrit që u ndez një natë më parë në fshatin Zhamë në Lushnje është shuar.
Një komision i njësisë administratave Dushk ka nisur punën në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse, forcat xheniere te ushtrisë, uniformat blu si dhe banoret e zonës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjës.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 53-vjeçarin Ramadan Zoto si i dyshuar për zjarrvënie.Ai i kishte venë flakën disa mbetjeve dhe zjarri i ndihmuar nga era ka bërë dëme të pallogaritshme.