-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia e fuqishme shkakton 21 viktima, 6 mijë njerëz braktisën shtëpitë e tyre

Kryesoret

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete. Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se numri i vdekjeve është më i larti në shtet.

Ai tha se rreth 67 komuna u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik, raportojnë mediat e huaja. Leite deklaroi se 15 viktima u gjetën në një shtëpi në Mutsum. Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi 6 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre. Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër ciklon ekstratropikal në muajin qershor, ku mbetën të vdekur 16 persona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit