Në lidhje me situatën në muajt e fundit në Kosovë për mes një interviste me Reuters ka reaguar komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Në reagimin e tij Ristuccia u shpreh se situata mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj.
Gjeneralmajori italian tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura.
“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, tha ai.