VORË-Kapet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, 27-vjeçari i shpallur në kërkim. 27-vjeçari u shpall në kërkim pasi duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Gjithashtu, 27-vjeçari nuk kallëzoi krimin në organet kompetente dhe ndihmoi shtetasin në kërkim që të largohej. Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.