Dalin detaje të reja nga vrasja e ditës së sotme në Aeroportin e Rinasit.
Në ngjarjen ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos shoferi i tij Muçi Shaljani që udhëtonte me të, ky i fundit ishte dhe agjent i AMP-së pranë Ministrisë së Brendshme.
Sipas burimeve autorët e kanë pritur 47 vjeçarin Dani para aeroportit dhe kanë lëvizuar me automjetet paralel me njëra-tjetrën.
Atentatorët pasi janë afruar disa metra afër kanë hapur zjarrë me kallashnikov drejt makinës ku po udhëtonte Dani me shoferin e tij.
Në një moment të dytë një nga autorët i maskuar dhe me kapele ka dalë dhe ka qëlluar me pistoletë pas breshërisë së plumbave për tu siguruar se shënjestra ka ndërruar jetë.
Dyshoshet se pista e parë që po hetohet është hakmarrja e grupeve kriminale.









