-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” gjatë vizitës së Kurtit në Tetovë, identifikohet i riu

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë për mes një njoftimi ka bërë të ditur ditën e sotme se ka identifikuar të riun i cili valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë.

Mësohet se i riu është një 21-vjeçar me shtetësi gjermane me inicialet A.M. Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se po parashtrohet një kallëzim penal ndaj të riut.

“Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe krime të dhunshme në bashkëpunim me SPB Tetovë zbardhi ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur flamuri i ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, me çka ka krye vepër penale sipas nenit 319 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave taktike operative u konstatua identiteti i personit që ka kryer veprën penale – A.M.(21), i cili është shtetas gjerman. Në koordinim me PThP Tetovë, kundër personit nga neni 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Vizita e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair hapi debat të madh në opinionin e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm si dhe valëvitja e flamurit.

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski doli me qëndrimin kundër mënyrës së manifestimit në shesh të Tetovës, ku aty u pa të valëvitej një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe”.

Në reagimin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski thuhej se organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të ndëshkohen me ligj për shkelje të dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e flamurit dhe himnit të shtetit dhe flamujve dhe simboleve të bashkësive, me injorim të plotë të simboleve të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit