SHBA ka vendosur në zbatim një strategji të fortë për luftën kundër korrupsionit. Në datë 6 shtator Departamenti Amerikan i Shtetit publikon një plan si do të zbatohet strategjia.
Në faqen e DASH-it theksohet se korrupsioni dëmton rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe nxit paqëndrueshmërinë globale.
Në njohje të këtyre kërcënimeve, Presidenti Biden vendosi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe prioritet i politikës së jashtme menjëherë pas marrjes së detyrës.
“Në frymën e qeverisjes së hapur dhe transparencës, ne po e publikojmë këtë plan. Departamenti i Shtetit mirëpret komentet për këtë plan zbatimi dhe pret me padurim të bashkëpunojë me partnerët tanë ndërsa vazhdojmë të luftojmë korrupsionin” thuhet në faqen e DASH-it.
Por çfarë thotë strategjia?
Në disa prej pikave kërkohet angazhimi i komunitetit të inteligjencës për të përmirësuar mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave, analiza rreth korrupsionit dhe financave të paligjshme.
Gjithashtu u dërgohen ambasadave udhëzime për analizën, diagnostikimin dhe korrupsionin, përdorimin e të dhënave për vlerësimet. (Shiko KETU strategjinë e plotë).
A do të thotë kjo se do të ketë të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë në listën e zezë? Kjo mbetet për t’u parë.