Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka bërë dy rekurse në Gjykatën e Lartë duke tentuar që të rrëzojë vendimet e shkallës së parë dhe Apelit për të dalë nga burgu.
Beleri kërkon që të shpallen të paligjshme përgjimet dhe arresti që sollën më pas. Kërkesa do të shqyrtohet nga trupa e Gjykatës së Lartë.
Deri tani janë mbi 10 kërkesa të Belerit në të gjitha shkallët e gjyqësorit që janë rrëzuar duke e lënë në burg. Ai akuzohet për blerje votash në 14 Maj.
U arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve lokale. Arrestimi i Belerit ka sjellë një krisje dhe spirale krize në raportin mes Shqipërisë dhe Greqisë.