-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia: Përkrahim rritjen e kapaciteteve në ushtrinë e Kosovës

Kryesoret

Ditën e sotme është njoftuar se ka patur një takim mes ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe ambasadorit të Italisë, Antonello De Riu.

Ministria e Mbrojtjes se Kosovës bën me dije se implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit.

“Si dy shtete që përqafojmë të njëjtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes nesh,” tha Maqedonci.

Nga ana e tij, ambasadori De Riu theksoi se Italia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit