Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së që i jep koalicionit të Sali Berishës “Bashkë Fitojmë” dy komisionerë dhe sekretarin e KZAZ-së për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 24 shtator për Bashkinë e Kukësit.
Lulzim Basha nuk ishte dakord dhe e dërgoi vendimin në Kolegj. Ky institucion e ktheu në KAS, por sërish vendimi i Celibashit u la në fuqi.
Partia Demokratike e Bashës mbetet me vetëm një, bazuar te rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit. Partia e Lirisë mbetet partia më e madhe opozitare, ndërsa PD-ja e Bashës ngel forcë e dytë e opozitës.