Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi që të rrëzonte kërkesën e grupit të Sali Berishës duke njohur si kryetar të PD-së zyrtare Lulzim Bashën. Dje grupi i Berishës dërgoi në KQZ kërkesën për t’u regjistruar.
Kandidati Emri Vata i dalë nga “Primaret” e Berishës do të regjistrohet dhe garojë si në 14 Maj nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në krahun tjetër, grupi i Berishës mori një fitore të vogël sot nga KAS-i, që rrëzoi kërkesën e Bashës duke i dhënë të drejtën koalicionit “Bashkë Fitojmë” dy komisionerë dhe PD-së zyrtare vetëm një, pasi në 14 Maj doli forcë e tretë.