Arrestohet Fatmir Latifi 48-vjeç në Fier. Ai akuzohet se bashkë me vajzën Marsela, që po hetohet në gjendje të lirë akuzohen se i vodhën 23 mijë euro Vladimir Mersinit i cili sapo ishte arrestuar nga policia për shkak se iu gjetën katër armë zjarri në fshehura në oborr.
Në banesën e të arrestuarit u gjetën 8100 euro nga shuma e vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.