Një 16-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Paris teksa po përpiqej që t’i shmangej policisë.
Sipas mediave të huaja, i mituri nuk i ishte bindur policisë për të ndaluar mjetin për ta kontrolluar dhe ishte larguar me shpejtësi.
Pas disa minutash, motori i të riut u përplas me një makinë tjetër policie që e kishte rrethuar në Elancourt.
16-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra pavarësisht ndihmës së shpejtë në spital. Autoritetet nisën hetimet dhe kanë arrestuar 2 policë të përfshirë në ngjarje.