-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen reagimi i burgut për të dënuarin që i dha fund jetës në dush

Kryesoret

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me vdekjen e 38-vjeçarit Qerim Hani, i cili vuante dënimin në burg për dhunë në familje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i riu ndodhej në spitalin e burgut, ku kurohej për “çrregullim psikotik i paspecifikuar”.

Sipas tyre, vdekja e 38-vjeçarit ka qenë pasojë e vetvarjes në ambientin e dusheve. Ai është gjetur me shenja jete aty dhe më pas u transportua për në spital, ku më pas humbi edhe jetën.

“Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në ambiente të përbashkëta (Dushet) në Godinën Numër 5, Kati 3 tek Seksioni i masave mjekësore.

Grupi hetimor i drejtuar nga Prokurori, OPGJ, SHKBB në Sistemin e Burgjeve, po kryejnë hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Qerim Xhetan Hani.

Shtetasi Qerim Hani, pacient me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë “Çrregullim psikotik i paspecifikuar” me mjekim ‘Respiridon dhe Amitriptiline’, i cili ishte i akomoduar në IEVP Lezhë, në seksionin e masave mjekësore, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur më datë 27.11.2021 nga IEVP Krujë (Zahari).

Stafi i IEVP LEZHË, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit të rojës, dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore duke konstatuar shenja jete.

Ai është nisur urgjentisht me autoambulancën e institucionit, të shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete” mbyllet njoftimi.

Vetëvaret një i burgosur në Shënkoll të Lezhës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit