-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ndodh aq papritur sa mendojmë, ja alert-i që jep trupi 24 orë para një arresti kardiak

Kryesoret

Sipas një studimi të botuar së fundmi në The Lancet Digital Health arresti kardiak mund të mos jetë aq i papritur. Në studim është zbuluar se një në dy persona që kanë pësuar një arrest kardiak të papritur kanë pasur të paktën një simptomë paralajmëruese 24 orë para.

Dr. Sumeet Chugh thekson se zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mund të shpëtojë jetë, pasi shumica dërrmuese e njerëzve që kanë një arrest kardiak jashtë spitalit vdesin brenda pak minutash.

Çdo vit, 450,000 amerikanë vdesin nga arresti kardiak, sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut të SHBA.

Duke përdorur të dhëna nga dy studime në qytetet amerikane të Ventura (Kaliforni) dhe Portland (Oregon) mbi arrestet kardiake zbuluan se 50% e njerëzve që pësuan një infarkt përjetuan të paktën një simptomë karakteristike një ditë më parë. Kjo simptomë është dhimbje gjoksi për burrat dhe gulçim për gratë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi simptoma specifike në grupe më të vogla burrash dhe grash, si rritja e pulseve, simptoma të ngjashme me konvulsionet dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Në çdo rast, studiuesit thonë se dhimbja e gjoksit e paprecedentë dhe e shoqëruar me gulçim, rritje të pulsit, marramendje, tendenca për të fikët, djersitje apo vjellje është një tregues për kujdes të menjëhershëm mjekësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit