-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votimi për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës- zgjedhje apo referendum?

Kryesoret

Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, nuk do të mund të organizohen zgjedhje të reja, thonë disa njohës të çështjeve juridike-kushtetuese.

Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore.

Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik këtë javë, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.

Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.

Nevoja për këtë udhëzim administrativ ka ardhur pas kërkesave të komunitetit ndërkombëtar që Kosova të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri, me qëllim shtensionimin e situatës në atë zonë.

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë se votimi që do të mund të pasonte peticionin për largimin e kryetarit të komunës, do të ishte “njëfarë mini-referendumi”, i cili “nuk është i paraparë me ligj”.

“Ky veprim, mua më duket se është i kotë dhe se nuk do të ketë efekte në arritjen e objektivave”, thotë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se votimi eventual, të cilin e parasheh Udhëzimi Administrativ, nuk mund të cilësohet si “proces zgjedhor”./REL

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit