Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka regjistruar koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit.
Kandidati nga ish-kryeministri Sali Berisha, Emri Vata do të garojë nën siglën e koalicionit për zgjedhjet e 24 shtatorit.
KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.