-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi kandidat për kryeministër? Berisha: Të gjitha hipotezat mund të ngrihen

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi të frytshëm takimin me aleatin kryesor, Ilir Meta paraditen e sotme. “Patëm një takim të frytshëm me kryetarin e partisë së Lirisë, Meta dhe Vasilin, ku diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm, parlamentar, jo parlamentar, etj. Ramë në ujdi që të vazhdojmë përpjekjet në interesin më të mirë të Shqipërisë” tha ai.

Më pas biseda u zhvendos të ulja në tryezë me Gazment Bardhin. U përgjigj edhe njëherë për arsyet e bashkimit. “Gaz Bardhi mbështeti haptas primaret. Ishte ndryshim themelor. E kam shprehur publikisht, por edhe privatisht, që Gazment Bardhi dhe të tjerët është i mirëpritur që të votohet edhe për kryetar i grupit të PD-së. Ata janë deputetë të PD-së. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD-së e mbështesin dhe ata janë të mirëpritur dhe të hapur për negociata, propozime” tha ai.

I pyetur për aludimet se pas këtij bashkimi qëndron mundësia që Bardhi të pranohet si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025-tës, Berisha tha se “të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Berisha nuk do të pengojë kurrë njeri, as Bardhin, që të marrë pjesë në cilën do garë të hapur të PD-së. Cilido eksponent i PD-së ka të drejtë që të garojë për cdo post që garohet”.

Berisha: Bajri fushatë me Spiropalin! Mazniku, njeriu i “Ndranghetas” në qeveri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit