-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ “Më sill picën…”! Ky është “koka” me gruan që “mbushën” Tiranën me kokainë

Kryesoret

Publikohen fotot e burrë e grua që drejtonin bandën e shpërndarjes së drogës pranë disa lokaleve të natës në Tiranë. Herald Rexhepaj dhe Viola Bendaj tashmë janë pas hekurave ku do të përballen me akuzat që ka ngritur prokuroria.

Herald Rexhepaj që është drejtuesi i grupit rezulton me precedent penal. Ai banonte në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë. Në total janë tetë të arrestuar. Njëri arriti që të shpëtonte nga prangat.

Banda komunikonte me kode të tilla për shpërndarjen e drogës “më sill picën. Shko merr fantat…” duke nënkuptuar dozat e kokainës dhe kanabisit që shpërndante pranë lokaleve të natës për të rinjtë në Tiranë.

Gjatë operacionit gjashtëmujor janë sekuestruar 650 doza kanabis, 150 doza kokainë, 1 kg kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Emrat e të arrestuarve

Herald Rexhepaj

Viola Bendaj

Arolf Harizi

Arlind Aga

Xhersildo Arifllari

Dashamir Shehu

Indrit Gjoshi

Devis Saliaj

“Më sill fantat dhe ik merr picat”! Kodet që përdorte banda e “Kodrës së Diellit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit