Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula deklaroi sot se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’.
Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës, ku përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë si ministra e ish-ministra si dhe 2 nga opozita.
“Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita.
Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë.
E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra edhe janë” tha Sula në “Studio Live”.