-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot afati i fundit që serbët të largohen nga godina në Mitrovicë

Kryesoret

Sot, 8 shtator është afati i fundit që autoritetet e Kosovës i kanë dhënë katër institucioneve serbe të largohen nga një objekt në Lagjen e Boshnjakëve, pasi kanë thënë se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.

Vendimi i administratës së komunës fillimisht ishte për 25 gusht, por ishte shtyrë për dy javë. Afati prej 14 ditësh u ishte dhënë për t’u krijuar hapësirë dhe kohë për largim të dokumentacionit ose çkado që iu hyn në punë zyrtarëve që kanë punuar aty.

Inspektorati komunal u kishte dërguar nëpunësve aty që punojnë nën administratën e Serbisë paralajmërim që t’i lironin zyrat. Ndërkohë, Bashkimi Evropian kishte reaguar duke thënë se vendimi i autoriteteve komunale ishte në kundërshtim me përpjekjet për shtensionimin e situatës në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit