10 të vdekur dhe 4 të zhdukur. Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve masive që kanë përfshirë Greqinë prej disa ditësh. Mes viktimave është edhe një shqiptar.
Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias deklaroi zyrtarisht se të vdekurit nga fatkeqësia janë 10, ndërsa ka edhe 4 të zhdukur në zonën e Volosit dhe Pelionit.
Ai shtoi se 1700 njerëz janë evakuuar nga ekuipazhet e shpëtimit me varka dhe automjete. Ministri tha se në zonat e prekura po operojnë 20 helikopterë për shpërndarjen e ujit dhe ushqimit.