Plehrat janë “minierë” ari. E ndërsa vëmendja kryesore e politikës qendrore në Tiranë është fokusuar prej disa vitesh tek inceneratorët në krahun tjetër firmosen kontrata pa fund nga bashkitë për pastrimin e qyteteve që shkojnë në miliona euro. Dhe në fund, të gjithë kanë vërejtjen dhe pakënaqësinë kryesore lidhur me plehrat.
Gjithsesi të kthehemi tek kontrata e fundit. Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka firmosur tenderin 957 milionë lekë pa TVSH për pastrimin e qytetit. Kompania që e fitoi këtë tender gati një miliard Lekë, ose një milionë Euro nuk ishte surprizë. Është “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” e Arbër Abazit, i cili është nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.
Kjo është hera e tretë që kjo kompani me këtë pronar ka fituar tenderin e pastrimit në këtë bashki. Fitoi fillimisht në 2018 kontratën e parë për 3 vite, më pas në 2021-shin për dy vite dhe tani për tre vite të tjera.
Por nuk është e vetmja në muajt e fundit, nipi i Sadri Abazit ka fituar disa tendera nga Saranda në vijën bregdetare, etj për pastrimet e plehrave.